Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka replikuar opozitës se duhet të kërkojnë falje për privatizimin e distribucionit të energjisë elektrike.
Opozita po e kritikon Kurtin për marrëveshjen e energjisë me Serbinë, duke besuar se “është tërësisht e njëjta me atë të vitit 2013”.
“KESCO nuk iu solla unë, atë e gjeta te ju”, i është drejtuar Kurti opozitës.
Kurti, gjatë fjalimit të tij në seancën e Kuvendit të Kosovës, të mërkurën ka akuzuar opozitën për marrëveshjet e trashëguara.
Sipas tij, Qeveria të cilën e drejton është duke e bërë më të mirën të mundshme. /Express