Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka hapur sot mbledhjen e Qeverisë duke e uruar sërish Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Kurti deklaroi se dje ishte ditë shumë e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor dhe synimet integruese.
“Dje ishte ditë shumë e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor dhe rrugëtimin e tij drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, tha ai.
“Ne i gëzohemi kësaj arritje historike të të dyja vendeve”,shtoi Kurti, transmeton lajmi.net.
Kryeministri Kurti theksoi se ky vendim i Bashkimit Evropian, do ta shtojë përkushtimin e Kosovës për reforma.