Dje në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me MCC, nga e cila Kosova do të përfitojë rreth 202 milionë dollarë, që është zhvilluar në hapësirat e Kongresit Amerikan në Uashington, Kryeministri Kurti ka gjetur një hapësirë që të bëjë pak humor në llogari të opozitës.
Duke paralajmëruar ratifikimin e Marrëveshjes në Kuvendin e Kosovës, Kurti qysh mbrëmë ka qenë i bindur se opozita do ta mbështes atë.
Ai tha se i vjen keq që nuk do të jetë në Kosovës kur marrëveshja do të hedhet për votim në Kuvend.
“Nesër marrëveshja do të prezantohet për ratifikim në Kuvend. Më duhet ta pranoj se jam i pikëlluar që do të ndodhë kaq shpejt dhe unë dhe Ministrja Rizvanolli do të humbim një rast të rrallë të përkrahjes nga opozita. Nga mungesa e jonë aty jam i sigurt se edhe ata do të jenë të pikëlluar” ka thënë Kurti në ceremoninë në Kongres.
Ndryshe, sot Kuvendi ka votuar që marrëveshja me MCC të hyjë në rend dite për ratifikim. Pro kanë votuar 87 deputetët ndërsa propozim që ajo të futet në rend dite ka ardhur nga PDK.