Një ditë para takimit të nesërm në Ohër, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka biseduar në telefon me këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
Këtë e ka konfirmuar vet shefi i ekzekutivit kosovar përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter”, përcjell lajmi.net.
“Me të ardhur në Ohër, para bisedimeve të nesërme, zhvillova një bisedë telefonike me Këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Chollet. Diskutuam rëndësinë e kësaj fundjave për Kosovën, rajonin, integrimet euro-atlantike dhe sigurinë. Theksova që ne jemi të përkushtuar për ta bërë të nesërmen ditë suksesi”, ka shkruar Kurti.