Kryeministri Albin Kurti do t’i mbledh sot ministrat.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, mbledhja do të mbahet me fillim nga ora 16:00.
“Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Në mbledhjen e kaluar të Qeverisë, dy ditë më parë, u bë ndryshimi dhe plotësimi i Programit Legjislativ të Qeverisë së Kosovës për vitin 2022.
Sipas ndryshimeve të Programin Legjislativ shtohen Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për provimin e maturës shtetërore, ndërkaq ndryshohet afati i miratimit nga Qeveria për Projektligjin për shërbimin e jashtëm; Projektligjin për protokollin e shtetit; dhe Projektligjin për Diasporën.
Po ashtu u miratuan tri projektligje dhe disa koncept dokumente.