Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbledhur kabinetin ministror për mbledhje të Qeverisë.
Kështu është bërë e ditur nga Zyra e Kryeministrit, duke thënë se mbledhja fillon nga ora 10:00, shkruan lajmi.net.
Zyra e Kryeministrit, si çdo herë, nuk ka bërë të ditur agjendën ditore ose pikat e rendit të ditës në kuadër të kësaj mbledhjeje.
Mbledhja e mbarë ministrave po realizohet një ditë pas arritjes së marrëveshjes së Kosovës me Serbinë lidhur me energjinë.