Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar lidhur me arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbsë për faturimin e energjisë në veri.
Arritjen e kësaj marrëveshje, Kurti e ka quajtur lajm të mirë dhe tha se është rezultat i punës së Qeverisë që ai udhëheqë.
I pari i ekzekutivit tha se së shpejti do të fillojë faturimi i rrymës për komunat në veri.
I pyetur se a është marrëveshje që e kanë kritikuar si Lëvizje Vetëvendosje, Kurti tha se një situatë e tillë është trashëguar nga të tjerët.
“Por është mirë që do fillojë inkasimi i energjisë në veri sepse i është shkaktuar dëm i madh Kosovës”, tha Kurti.
Emsiari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, sot njoftoi se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për miratimin e udhërrëfyesit për zbatimin e Marrëveshjeve për Energjinë në kuadër të dialogut të Brukselit.
“Me kënaqësi të njoftoj se Kosova dhe Serbia sapo miratuan Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky është një hap i madh përpara”, ka shkruar Lajçak.