Kryeminstri Albin Kurti ka hapur mbledhjen e Qeverisë me fjalimin për Bienalja Nomade “Manifesta”, e cila do të përfundojë për pak dite, duke shtuar se me këtë ngjarje Kosova ka treguar për potencialin që ka.
Ai shtoi se Kosova është shtet i xhudos dhe se sukseset e Kosovës në sporte nuk po ndalen.
“Me organizim e manifest dëshmuam potencialin që ka vendi ynë. Për 100 ditë qytetarët shijuan program artistik dhe pati ndikim për promovimin në botë. Transformimi i Hapsirave publike janë disa nga efektet pozitive që ka sjellë manifest. Në këto pak ditë deri tek mbyllja e bienales ti vizitoni intervenimet artistike 25 sosh. Në qeveria miratuam programin 12 milion euro. Kosova shtet i xhudos. Suksese dhe histori u shënuan edhe nga Ballkani. Suksese po shënohen edhe në sporte elektronike. Jemi përgjegjës dhe të përgjegjshëm dhe interesi është të jemi krah tyre” tha ai.