TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Kurti: Investimi në KEK synon ta rrisë kapacitetin e prodhimit

24/01/2025
in Kosovë, Lajme
Kryeministri Kurti thotë se jemi në rrezik për luftë nga Serbia
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka shpallur tenderin për fazën I të projektit kapital “Rehabilitimi dhe modernizimi i njësisë A3 në termocentralin “Kosova A”. Ky projekt u vlerësua si i rëndësishëm në avancimin e sigurisë energjetike dhe përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji për të ardhmen.

Kryeministri Albin Kurti tha se përmes këtij investimi do të rriten kapacitetet e prodhimit deri në mbi një milionë MWh.

“Prej se ka hyrë në punë në vitin 1970 blloku A3 nuk ka ndalur prodhimin. Sot shënojmë fillimin e një projekti të jashtëzakonshëm për TC Kosova A. Ky investim synon të rris kapacitetin e prodhimit. Përfitimet do të jenë të shumëfishta. Po ja zgjasim jetën bllokut A3 për 20 vjet. Po rrisim kapacitetin në 215 MW. Po rrisim disponushmërinë kohore, duke shtuar orët e punës. Po e dyfishojmë prodhimin vjetor. A3 prodhon rreth 700 mijë më/h, pas rehabilitimit do të prodhojë 1 milion e 500 mijë më/h”, tha i pari i ekzekutivit, raporton RTK-ja.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se vitet e ardhshme do të jenë sfiduese pasi termocentralet do të jenë jashtë funksionit për një kohë.

Megjithëse sipas saj, rezultatet e procesit rehabilitues të termocentralit do të jenë pozitive.

“Ne jemi për të marrë vendime strategjike me anë të cilave sigurohemi që të kemi siguri të furnizimit dhe përballueshmëri të çmimeve. Janë bërë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim. Sot po fillojmë procesin për rehabilitimin e bllokut A3. Të gjitha këto mundësojnë të prodhojmë duke djegur më pak thëngjill e duke pasur më pak ndotës. Vitet e ardhshme do të jenë sfiduese sepse një kohë termocentralet do të jenë jashtë funksionit. Dhe do të duhet të bëhet punë e jashtëzakonshme. Kur të përfundojnë punët, do të jemi në një situatë tjetër”, shtoi Rizvanolli.

Ndërsa,  nga KEK-u deklaruan se pas këtij investimi, e ardhmja energjetike do të jetë më e qëndrueshme dhe sigurt.

“Ky projekt përfaqëson një angazhim të KEK-ut dhe institucioneve për të modernizuar infrastrukturën energjetike të vendit. Ne po synojmë të rrisim kapacitetin dhe të përmirësojmë standardet mjedisore”, tha kryesuesi i bordit të drejtorëve të KEK-ut, Valdrin Krasniqi.

“Modernizimi i kësaj njësie do të dyfishoj prodhimin vjetor të saj. Ne nuk po investojmë vetëm në infrastrukturën energjetike, por po punojmë për të krijuar një të ardhme më të mirë edhe për brezat e ardhshëm”, theksoi kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Bekir Gërguri.

Tags: Albin KurtiKEK
ShareTweetShare
Previous Post

KQZ: Nesër përfundon afati për vëzhguesit e OJQ-ve, organizatave ndërkombëtare e përfaqësuesve të vendeve të huaja

Next Post

Entuziazëm dhe besim për fitore në Shtime: PDK dhe Bedri Hamza, forca e duhur për Kosovën më të mirë

Related Posts

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
Ballina

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë

by TV OPINION
11/02/2025
Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet
Kosovë

Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

by TV OPINION
11/02/2025
​LVV dhe LDK partitë më të gjobitura nga PZAP
Ballina

PZAP gjobit me afro 10 mijë euro LVV-në, PDK-në e LDK-në

by TV OPINION
11/02/2025
Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike
Ballina

Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike

by TV OPINION
11/02/2025
Rama reagon për arrestimin e Veliajt
Lajme

Rama reagon për arrestimin e Veliajt

by TV OPINION
11/02/2025
Next Post
Entuziazëm dhe besim për fitore në Shtime: PDK dhe Bedri Hamza, forca e duhur për Kosovën më të mirë

Entuziazëm dhe besim për fitore në Shtime: PDK dhe Bedri Hamza, forca e duhur për Kosovën më të mirë

Te fundit

BE nënshkruan marrëveshje për shpërndarjen e 110 mijë dozave të vaksinës për linë e majmunëve

BE nënshkruan marrëveshje për shpërndarjen e 110 mijë dozave të vaksinës për linë e majmunëve

14/06/2022
Fondi i Sigurisë dhe pengesat në blerjen e armatimit, deklarohet Albin Kurti

Kurti: Dialogu me Serbinë asnjëherë nuk ka qenë më transparent

17/11/2022
Abazi: Rama pjesë e një rrjeti politik kriminal në Ballkan, fjalimi në KE e ka dëmtuar interesin e Kosovës

Haki Abazi: Dorëhiqem nëse ndërrohet Kushtetuta për shkak të Asociacionit

28/11/2022
Ky është parashikimi i motit për sot në Kosovë

Ky është parashikimi i motit për fundjavë

29/10/2022
S’ka më “Tayna e Dafina”, reperja ndryshoi tekstin e këngës – këngëtarja e ironizon publikisht

S’ka më “Tayna e Dafina”, reperja ndryshoi tekstin e këngës – këngëtarja e ironizon publikisht

24/06/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove KQZ Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
  • Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?