Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot votoi në qendrën e votimit të vendosur në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë, ndërsa ftoi qytetarët që ta ushtrojnë të drejtën e votës.
Kurti ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Rita Augestad, ndërsa pas votimit në një deklaratë për media në tri gjuhë, në atë shqip, anglisht dhe serbisht iu bëri thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë.
“Ditë e re dhe mot me diell për zgjedhjet e para të rregullta parlamentare në shtetin e pavarur të Kosovës. Falënderoj qytetarët që kanë votuar deri në këto qaste dhe inkurajoj çdonjërin që të votoj. Ushtrojeni të drejtën tuaj demokratike për të bërë zërin tuaj që të dëgjohet, përdoreni shansin e lirisë për të vendosur për katër vitet e ardhshme.
Gëzuar dhe suksese”, tha ai. /Telegrafi/