Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar sot para deputetëve në Kuvendin e Kosovës.
Kurti me këtë rast ka theksuar se në të gjitha takimet e deritanishme të organizuar me ndërmjetësin e BE-së dhe këshilltarët e lartë të vendeve partnere e mike të QUIN-t, ka potencuar
Përkushtimin që sa më shpejtë që është e mundur të arrihet dakordimi final rreth propozimit franko-gjerman, apo më mirë të thuhet të BE-së e të mbështetur nga Franca dhe Gjermania.
Kurti tha se jemi të interesaur të punojmë sa më intesivisht që marrëveshja e njëjtë të finalizohet dhe të nënshkruhet nga palët.
“Kërkojmë nga zyra e përfaqësuesit të lartë të BE-së, Joseph Borrell, që sa më parë të ftoj të takime të rregullta që të finalizohen marrëveshjet. Jam i gatshëm që të kontribuojë në gjetjen e zgjidhjes më të mirë të mundshme e të sigurohemi për mekanizma që garantojnë implementim të saj. Pika e 10-të e propozimit për marrëveshje bazë, i dedikohet zbatimit të marrëveshjeve të deritanishme në kuadër të dialogut dhe në kuadër të këtij neni do të trajtohen të gjitha marrëveshjet e mëhershme, përfshirë edhe ajo e 19 prillit 2013.Çfarëdo tentative të caktuar të marrëveshjes bazike të nxirren e të promovohen si nene ekskluzive, apo parakushte për ecje përpara janë sa të pakuptimta aq edhe joproduktive.Normalizimi i plotë i marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë me njohje reciproke duhet të garantojë edhe të drejtat e pakicave”,tha Kurti, transmeton lajmi.net.
Ai theksoi se shteti normal demokratik nuk i diskriminon pakicat, por i mbron dhe i ruan si shoqëri shoqërore.
“Normalizimi i jashtëm i marrëdhënieve duhet të kontribuojnë normalizimit të brendshëm të shtetit. Sa i përket marrëveshjes së 19 prillit ky është qëndrimi im dhe i qeverisë. Asociacioni i komunave i dalë nga marrëveshja Thaçi-Daçiq, apo marrëveshja e parë e parimeve si mekanizëm i tillë mund të konsiderohet nga Kosova me këto kushte”,tha Kurti.
Ai theksoi se në një, Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, Asociacioni s’mund të ketë pushtet publik dhe ekzekutiv.
“Nën dy, duhet ti shërbejë vetëm bashkëpunimit në mes komunave. Të drejtat e pakicave kombëtare dhe mekanizmat mbrojtës përkatës duhet të ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane.Po ashtu para vendosjes së Asociacionit strukturat ilegale në veri shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale. Asociacioni është pjesë e marrëveshje finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke dhe pasi Serbia të ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së në raport me Kosovën.Presidenti i Serbisë i tërheqë letrat e dërguara për mos pranimin e Kosovës për anëtarësim në BE, e që paraqet shkelje të po asaj marrëveshje Thaçi-Daçiq të 19 prillit 2019”,shtoi Kurti.