Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kanë mbajtur një takim për procesin e Vetingut në Sistemin e Drejtësisë. Detaje nga ky takim, ka dhënë vet shefi i Qeverisë, duke thënë se do t’i takojë edhe krerët e partive tjera.
“Ne diskutuam bashkë me udhëheqësit e PDK-së, me kryetarin Memli Krasniqi për Vettingun në Sistemin e Drejtësisë. Konstatojmë nevojën e përbashkët që të bëhet reforma në drejtësisë konstatojmë nevojën e përbashkët që të bëhet reforma në drejtësi dhe këto janë konsultime për rolin e të gjitha institucioneve në këtë ndërmarrje tejet të rëndësishme për forcimin e shtetit të Kosovës dhe ngritjen e cilësisë në drejtësi”, tha ai.
“Ne porsa filluam konsultimet dhe do t’i takoj edhe udhëheqësit e partive të tjera politike. Me këtë rast duhet theksuar që në procesin e Vettingut të gjithë duhet të kontribuojnë Qeveria, Kuvendi dhe institucionet e tjera sepse është një ndërmarrje e cila ka të bëjë jo vetëm me një apo dy institucione po me të gjithë shtetin dhe jo vetëm për neve që jemi në këtë mandat aktual politik por edhe për të ardhmen më të largët”, tha ai.