Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në dialog me Serbinë, tani nuk është koha për ambicie të vogla, porse është koha për hapa të mëdhenj.
Kurti ka thënë se dakordimi i djeshëm hap rrugën për bisedime intensive për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë bazuar në Propozimin e BE-së të mbështetur nga Franca, Gjermania dhe SHBA-ja.
Kurti si edhe disa herë gjatë kësaj jave, ka falënderuar ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier për rolin dhe përkushtimin e tij në arritjen e kësaj marrëveshje.
“Nuk ka kohë për ambicie të vogla, është koha për hapa të mëdhenj. Dakordimi i djeshme hap rrugën për bisedime intensive për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë bazuar në Propozimin e BE-së të mbështetur nga Franca, Gjermania dhe SHBA-ja. Falënderojmë ambasadorin e SHBA-së në Kosovë Hovenier për rolin, mbështetjen dhe përkushtimin e tij”, ka shkruar Kurti në Twitter.