Pas një pauze të shkurtër, takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po vazhdon.
Më herët kishte informacione për përfundimin e takimit – pak minuta para orës 17:00 – por siç raporton REL bëhej fjalë vetëm për një pauzë të shkurtër.
Dy udhëheqësit po takohen me ndërmjetësimin e zyrtarëve të BE-së për të diskutuar zbatimin e një plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve.
Ky takim vjen pas takimeve dy palëshe që Borrell e Lajçak zhvilluan së pari me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe më pas me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Pas përfundimit të takimit trepalësh, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell pritet të dalë me deklaratë për media.
Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano në një konferencë për media.
Para nisjes së takimit me evropianët, kryeministri Kurti është pritur edhe nga emisari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, i cili po qëndron në Ohër.
Ai ka thënë se s’janë të fokusuar te nënshkrimi por tek finalizimi i marrëveshjes.