Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Qeveria e Republikës së Kosovës, shkruan lajmi.net.
Konferenca për media do të mbahet në ora 13:00 në objektin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa arsyeja nuk është bërë e ditur.
Njoftimi i plotë:
Njoftim për media
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla mbajnë konferencë të përbashkët për medie
Ora: 13:00
Vendi: Ministria e Punëve të Brendshme