Kryeministri Albin Kurti bashkë me ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, janë bërë gati për ta pritur kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në aeroportin e Prishtinës.
Një fotografi derisa po e presin bashkë e ka ndarë ambasadori gjerman, i cili tha se “mezi po e presin”.
“Bashkë me kryeministrin Albin Kurti mezi po e presim ardhjen e kancelarit Scholz në Kosovë”, ka shkruar Rohde në Twitter.
Scholz pritet të mbajë takimin me kryeministrin Kurti nga ora 10:45 në Qeverinë e Kosovës.
Përveç Kurtit, Scholz do t’i vizitojë edhe ushtarët gjermanë që shërbejnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë. /Gazeta Express/