Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Kurti tha se ky rast është patolerueshëm dhe i papranueshëm.
“Sulmi i mbrëmshëm ndaj gazetarit dhe opinionistit Valon Syla është i patolerueshëm dhe i papranueshëm. Mospajtimet me bindjet dhe qëndrimet nuk duhet të jenë shkas për sulme fizike”, tha Kurti.
Gjithashtu i pari i Qeverisë së Kosovës theksoi se në një shoqëri demokratike, nuk duhet lejuar asnjëherë që frika nga fjala e lirë të peshojë më shumë se liria e fjalës.
“Z. Syla i urojmë shërim dhe rikuperim të shpejtë”, deklaroi Kurti, duke shtuar se nga institucionet e rendit pritet dhe kërkohet që rasti të trajtohet me seriozitetin e duhur ashtu që autorët sa më parë të vihen para drejtësisë./