Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë ambasadorin e tyre në Kosovë, e kanë po ashtu edhe Departamentin e Shtetit e të cilët mund të flasin për qëndrimet dhe planet e tyre në lidhje me Kosovën.
AI tha se ka njëfarë paradoksi tek opozita pasi që në njërën anë në seancën e kaluar ishte akuzuar se po i dinë krejt, e në anën tjetër “tash pyetja çka mund t’u them unë për qëndrimin e SHBA-së”.
“E vërtetë se 438 mijë vota VV i ka fituar në zgjedhjet e kaluara, por kjo nuk mjafton që unë tash të bëjë qëndrime kuturu siç kërkohet për shtete e tjera, aq më pak ndaj SHBA-së.Unë s’mund të përgjigjem për këtë sepse qartazi tjetër kush i formulon dhe i mban ato qëndrime. Marrëveshja me Serbinë varet nga procesi i bisedimeve dhe ajo duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër që të jetë marrëveshje edhe finale edhe për normalizim të plotë”,tha Kurti, shkruan lajmi.net.
I pari i Qeverisë së Kosovës tha se s’ka çfarë të thotë më shumë në lidhje me një diskutim që ka qenë tashmë në Kuvend.
“Ndërsa sa i përket territ informativ që e përmendi komunikoni më shpesh me kryetarin e partisë suaj të cilit ia kam treguar propozimin”,shtoi ai.