Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ka uruar të gjithë shqiptarët.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka publikuar disa fotografi dhe një mbishkrim për rastin e Festave të Nëntorit duke theksuar se 28 Nëntori është pikënisja dhe pikëprerja e kombit shqiptar.
“Sot, në Vlorë, në 110-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kujtuam historinë, përkujtuam sakrificën dhe nderuam lavdinë e atyre që besuan sepse ëndërruan, punuan sepse besuan. Çdo vit, 28 Nëntori na bën bashkë. 28 Nëntori është pikënisja dhe pikëprerja e kombit tonë. E ne duhet të jemi më shpesh bashkë. Të punojmë bashkë. Të rrugëtojmë bashkë. Sepse duam. Sepse duhet.”, ka shkruar Kurti.
Po ashtu, Kurti ka përmendur edhe mbledhjen e djeshme të përbashkët të Kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë.
Ai ka thënë se po kontribuojnë në mbrojtjen e vlerave universale të lirisë, paqes e demokracisë përkrahë aleatëve tanë. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i Kurtit: