Pas dy ndeshjeve që u zhvilluan të martën, ku Tirana e mposhti Kastriotin me rezultat 4-1, kurse Egnatia dhe Laci barazuan pa gola (0-0), ndeshje këto të vlefshme për fazën çerekfinale të këtij kompeticioni, sot do të zhvillohen edhe dy sfida të tjera mjaftë interesante.
Në stadiumin “Niko Dovana”, Teuta do të ballafaqohet me Kukësin, në njërën nga duelet më interesante të kësaj fazë, ndërsa në Shkodër, përkatësisht në stadiumin “Loro-Boriçi” do të ballafaqohen Vllaznia me Partizanin, raporton KosvaPress.
Me këto dy ndeshje do të kompletohet raundi i ndeshjeve të para të kësaj faze, ndërsa ndeshjet kthyese do të jenë vendimtare për përcaktimin e skuadrave që vazhdojnë tutje.