Sot zhvillohen tri takime në kuadër të Kampionatit Botëror.
Ndeshja e parë e ditës së sotme zhvillohet nga ora 14:00, në mes Anglisë dhe Iranit, përcjell lajmi.net.
‘Tre Luanët’ do kërkojnë fitoren e parë në kompeticionin më prestigjioz në nivel të kombëtareve.
Përballë kanë Iranin, një kundërshtar jo aq i vështirë, së paku në letër. Ky takim zhvillohet në kuadër të grupit B.
Holanda luan ndaj Senegalit, me fillim nga ora 17:00.
Në këtë ndeshje skuadra favorite është ajo holandeze dhe i takon grupit A.
Kurse takimi tjetër fillon nga ora 20:00, në mes të Amerikës dhe Uellsit.
Kjo përballje luhet në kuadër të grupit B.