Trajneri më i mirë i xhudos në botë, Driton Kuka dhe krenaria e Kosovës, Majlinda Kelmendi, kanë vizituar ish-krerët e UÇK-Së, tē cilët tash e një kohē padrejtësisht po mbahen në burg.
Kuka përmes një postimi nē Facebook, ka thënë se ata po mbahen të fortē dhe pozitivë për tē dal tē pafajshëm.
Postimi i plotë i Kukēs:
Sot dhe dje së bashku me Majlinden përfunduam vizitat me krerët e UÇK!
Me secilin patëm biseda e shpalosje për ngjarjet historike të popullit tonë!
Biseduam edhe për sfidat tona në sport tash e në të kaluarën.
Të fortë, të qëndrueshëm, pozitiv dhe të motivuar për të dalur të pafajshëm, fillimisht ata, e më pas UÇK-ja dhe Republika e Kosovës, nga ky proces i padrejtë gjyqësor.
Unë dhe Majlinda, njëjtë si qytetarët e Kosovës, besojmë fuqishëm në pafajësinë e tyre.