Kryetarja e PE-së e quan moment krenarie nënshkrimin e vendimit për heqjen e vizave për Kosovën
Kryetarja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola e ka quajtur moment krenarie nënshkrimin e vendimit për liberalizmin e vizave për Kosovën.
Ajo përmes një postimi në Twitter uroi kosovarët duke thënë se kjo do ta lehtësojë jetën për popullin e Kosovës.
“Nënshkruar, vulosur, dorëzuar. Moment krenarie për Parlamentin Evropian, pasi sot dhamë dritën jeshile përfundimtare për liberalizimin e vizave me Kosovën. Kjo do ta bëjë jetën më të lehtë për popullin e Kosovës – të udhëtojë, të bëjë biznes, të thellojë lidhjen me evropianët”, shkroi Metsola.