Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, ka pritur sot ne takim Shefin e Zyrës Diplomatikë të Belgjikës, Julien Sasse.
Totaj përmes një postimi në facebook, ka njoftuar se me ambasadorin Sasse kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.
Postimi i tij i plotë:
Në vazhdën e takimeve me delagacione të huaja, sot, pata kënaqësinë ta pres, në zyrën time, Shefin e Zyrës Diplomatikë të Belgjikës, Julien Sassel, me të cilin diskutuam për bashkëpunime të shumta në të ardhmen, duke u bazuar në hapësirën e Prizrenit, me rrethinë, që ofrojnë ambient të përshtatshëm për çdo gjë.
Kultura, turizmi dhe zhvillimi ekonomik ishin temat bazë, për të cilat u pajtuam që të kemi takime më të shpeshta muajve në vijim.
Shfrytëzova rastin që me z. Sassel të flas edhe për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës, e që, mes reshtash, ai pohoi se qytetarët në fund të këtij viti, ka mundësi se do të mund të udhëtojnë pa viza në Evropë.