Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas votimit ka thënë se kjo ditë është shumë e rëndësishme për qytetarët dhe demokracinë e Kosovës.
Kryetari i PDK-së i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Meliza Krasniqi tha se votuan me besimin e plotë për të ardhmen e qytetarëve.
“Sot është një ditë e mirë, e madhe dhe e rëndësishme për qytetarët, për demokracinë e Kosovës. Unë me Melizën sapo votuam me besimin e plotë për të ardhmen e qytetarëve, për mundësinë dhe potencialin për të pasur një jetë më të dinjitetshme për të gjithë”, tha ai.
Kryetari i PDK-së tutje tha se beson që kjo ditë duhet të shfrytëzohet nga të gjithë qytetarët me të drejtë vote që përmes ushtrimit të kësaj të drejte ta japin verdiktin se kah dëshirojnë ta drejtojnë vendin në katër vitet e ardhshme. /Telegrafi/