Kryetari i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, tha se përparimi që ka bërë Kosova vitet e fundit është vërtet mbresëlënës, raporton Ekonomia Online.
Ai në një konferencë të përbashkët me kreun e Kuvendit, Glauk Konjufca, shtoi se marrëveshja e Ohrit ndërmjet Kosovës e Serbisë është shumë e rëndësishme.
Ai shtoi se nuk mendon që është zbehur marrëveshje Kosovë-Serbi. Sipas tij, duhet më shumë kohë për marrëveshje dhe se BE-ja është e interesuar që të ecet përpara.
Madje sipas tij, nëse Kosova e do anëtarësimin në Bashkimin Evropian duhet që ta luftojë korrupsionin.
“Për mua është vizita e dytë në Kosovë, një shtet mikë me një histori kaq të madhe, në një shtet me shumë përvoja të gjatë historike që rrugën e ka në integrim në BE. Kemi shkëmbyer edhe administrata tona. Një gjë duhet të jetë e qartë se mirëqenia e mirë dhe sundimi i ligjit është bazë e demokracisë. Jemi investitori i katërt më i madhe këtu në Kosovë”.
“Unë mendoj që atë Kosova e ka arritur vitet e fundit vërtet është mbresëlënëse. Marrëveshja e Ohrit është shumë e rëndësishme. Austria në këtë aspekt mund të jetë një shembull për Kosovën”.
“Më sa e di unë marrëveshja e Ohrti thotë se Serbia nuk duhet të kundërshtoj anëtarësimin e Kosovë në organizata ndërkombëtare. Unë mendoj që anëtarësimi në KiE është vendimtarë për Kosovën se aty janë përfaqësuar më shumë shtet se sa janë në BE. Nuk mendoj që marrëveshja po zbehtët”.
“Në politikën ndërkombëtare duhet të kemi më shumë kohë, mendoj që të ketë dialog me mendim të dyanshëm. Mendoj që nevojite edhe durimi, BE dhe ndërmjetësim i Lajçakut po bëhet në një strukturë të mirë për të arritur përpara. Mendoj vështirësi dhe sfida duhet t’i largojmë”.
“Integrimi Evropian fillon me kërkesën për anëtarësim, këtë Kosova e ka bërë, mendoj që nëse luftohet korrupsioni, kemi një zhvillim pozitiv para vetës. Kosova luan një rol të rëndësishme për ne edhe në të ardhmen”, tha ai.