Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka vazhduar vizitën e tij në Gjermani, ai sot përmes një postimi në facebook, ka njoftuar se ka vizituar Shkollën e Kompetencës për Metale dhe Teknologji.
Postimi i tij i plotë:
Kënaqësi e veçantë të vizitoja Shkollën e Kompetencës për Metale dhe Teknologji, ku u prita nga përfaqësuesit e Dhomës së Zejeve, Z. Ralf Hellrich, Drejtor i Përgjithshëm i Dhomës së Zejeve në Koblenz, Dr. Constanze Küsel, Drejtore për Projektet Ndërkombëtare dhe të Ballkanit dhe Z. Stephan Gustav, Drejtor për Njësimin e Diplomave të Arsimit Profesional.
U njoftuam me formën e funksionimit të kësaj dhome model dhe biseduam për mundësitë e përafrimit të programeve të shkollave tona teknike për të arritur njohjen e diplomave tona në Gjermani. Falenderojmë Znj. Anduena Stephan, Konsulle Nderi e Shqipërisë në Landin e Rinit të Veriut dhe Westfalisë dhe Z. Bekim Hoxhaj, anëtar bordi i shoqatës IDEAL që mundësuan këtë takim dhe na shoqëruan./tv-Opinion.com/