Anipse sipas kalendarit shkollorë, mësimi pritet të përfundoj me 17 qershor, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Mbajtja e mësimit do të shtyhet edhe për katër ditë.
E kjo, për të zëvendësuar orët e humbura për shkak të pandemisë.
“Mësimi është dashur të përfundoj me kalendarin që e ka publikuar Ministria që i tërë sistemi arsimorë të përfundojë me 17 qershor, e kam fjalën për klasat 1-8, pasi klasat e 9-ta e kanë kryer procesin mësimorë, dhe shkollat e mesme, kurse viti shkollor është dashur të përfundoj me 17, por i shtohen katër ditë pune, por jo për shkak të protestës, por nga arsyeja se kishte filluar viti shkollorë gati me një muaj vonesë”, deklaroi ai për Front Online.
Pagesa prej 100 eurosh në muaj, derisa të fillojë zbatimi i Ligjit të Pagave, zbatimi i Ligjit për sigurime shëndetësore dhe ndryshimi i Ligjit për skemat pensionale, ishin kërkesat kryesore të punëtorëve të sektorit publik, të cilët kanë protestuar më 20 maj në Prishtinë.
Qeveria ka muaj që thotë se ky projektligj është në fazën e fundit të hartimit, por deri më tash nuk ka asgjë konkrete.
Sindikalistët kishin mbajtur një protestë me kërkesa të njëjta edhe më 8 prill, kurse më 12 maj në disa nga institucionet publike është mbajtur një grevë njëorëshe.