Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës.
Me këtë rast Kryesia ka proceduar për mendim në Qeveri, disa projektligje.
“Kryesia procedoi për mendim në qeveri Projektligjin për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore, si dhe Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin nr. 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116”,thuhet në njoftimin për media.
Në këtë mbledhje, Kryesia shqyrtoi çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj.