Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, të hënën ka paralajmëruar vizitë në Republikën e Kosovës.
Sipas Radio Kontakt Plus, Bërnabiq do të fillojë vizitën e saj në Mitrovicë, ndërsa pastaj planifikon të udhëtojë drejt Zveçanit.
Në mbrëmjen e të hënës, Bërnabiq është raportuar se do të vizitojë edhe Leposaviqin. Atje do të takohet me qytetarë serbë të Kosovës, të cilëve e ashtuquajtura “Zyra për Kosovën” iu ka ndërtuar shtëpi të reja.
Sipas njoftimit, plani për vizitën e Bërnabiqit është njoftuar 72 orë më herët, në përputhje me marrëveshjen për vizita zyrtare.
Kujtojmë se nëse Bërnabiq merr leje nga institucionet e Kosovës, kjo do të jetë hera e saj e parë që viziton Kosovën.