Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, u takua me Kancelarin e Republikës Federale Gjermane, Olaf Scholz dhe ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Catherine Colonna.
Kurti foli me Scholz dhe Colonna edhe për raportet mes Kosovës dhe Serbisë, ku pranimi i propozimit evropian sipas tij është bazë e mirë për diskutime të mëtejme.
Kryeministri njoftoi Scholz dhe Colonna për tri marrëveshjet e nënshkruara me 3 nëntor në Berlin që Qeveria ka miratuar duke treguar se Kosova është e gatshme për Procesin e Berlinit.
Në takim gjithashtu u bisedua edhe për progresin që ka bërë Kosova e që e kanë dëshmuar edhe shumë organizata të huaja.