Ka nisur protesta e fëmijëve të dëshmorëve kundër deklarimeve të kryeministrit Kurti për kriminelin e luftës, Oliver Ivanoviq.
Kjo protestë po mbahet në sheshet e Prishtinës, shkruan lajmi.net.
E njëjta është përkrahur nga OVL e UÇK-së, PSD si dhe individë brenda partive tjera opozitare.
Protestuesit në këtë tubim po mbajnë në duar pankarta me mbishkrimet “Kryeministër, mos ofendo varret”, “Kryeministër mos na provoko”, “Kryeministër, kurrë s’i dhe asgjë Kosovës, dorëhiqu”.