Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevut Çavusoglu do të vijë sot në Kosovë.
Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, shkruan lajmi.net.
Për ta pritur atë në aeroport do të dalë ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.
Çavusoglu do të arrijë në Kosovë në orën 17:30.