Nuk është arritur marrëveshje mes Rusisë dhe Turqisë që Ukraina të eksportojë grurin e saj duke u garantuar nga shteti turk.
Ukraina kërkon që ta eksportojë grurin e saj për ta ndihmuar ekonominë e cila është dëmtuar prej luftës, por edhe për ta luftuar krizën globale të grurit që ka shkaktuar ngritje të çmimeve.
Të mërkurën janë takuar ministrat e jashtëm të Rusisë dhe Rusisë, Sergei Lavrov dhe Mevlut Çavuşoğlu – por zgjidhje për këtë çështje s’kishte.
Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, ka alarmuar se miliona njerëz mund të vdesin si pasojë e urisë nëse Rusia nuk i zhbllokon portet ukrainase.
Ukraina ka kërkuar garanci që nuk do të sulmohen gjatë procesit të eksportit të grurit nëpër portet e saj. /Express