Përfaqësues të Rusisë, Ukrainës dhe Turqisë do të takohen sot në Stamboll me zyrtarët e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për ta zgjidhur problemin e eksportit të grurit ukrainas.
Rusia ka bllokuar eksportin e grurit ukrainas, kjo ka shkaktuar shqetësime për krizë globale ushqimore.
Madje, në disa prej shteteve afrikane veç kanë nisur shenjat e para të urisë, raporton Al Jazeera, transmeton Express.
E sot synohet një marrëveshje trepalësh që Turqia të garantojë anijet ukrainase të kalojnë të sigurta nëpër porte.
Ukraina ka akuzuar më parë Turqinë që është duke e vjedhur grurin e vjedhur nga Rusia.
Akuzat i kanë hedhur poshtë në Kremlin dhe Ankara.