TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Krimet serbe, Kosova së shpejti do ta ketë muzeun e Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri

18/12/2024
in Ballina, Kosovë, Lajme, Te tjera
Raporti i UNDP-së: Bie niveli i kënaqshmërisë për punën e kryeministrit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova së shpejti do ta ketë muzeun e Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri.

Kështu ka njoftuar kryeministri i vendit, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të qeverisë ku tha se Kosova do ta ketë një muze të dinjitetshëm ku do të tregohen krimet e Serbisë ndaj popullit tonë, raporton Klankosova.tv.

“Ende janë të njoma dhe të hapura plagë të shumta dhe ende është e rëndë dhimbja e pikëllimi nga vrasjet, masakrat dhe krimet e forcave policore dhe ushtarake të Serbisë të urdhëruara nga shteti serb mbi shqiptarët në Kosovë. Një çerekshekulli liri, një brez i tërë janë lidhur dhe pasluftës janë rritur. Gjeneratat e reja duhet të kenë një mundësi të njohjes së të kaluarës sonë, të dëshirës për të jetuar në liri dhe të dashurisë së parreshtur për Kosovën në kohërat më të vështira dhe në kushtet më të rrezikshme”.

“Të gjitha provat e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, të mbledhura nga organizata e gjykata ndërkombëtare, bashkë me prova dhe dëshmi të mbledhura deri më tani, po grumbullohen dhe po vazhdojnë të sillen në Institucionet e Republikës së Kosovës për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e kujtesës kolektive duke i sistematizuar dhe kategorizuar ato. E pas themelimit të grupit punues për hartimin e konceptit të muzeut të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri, sot kemi vendimin për themelimin e këtij institucioni muzeal. Vendi ynë do të ketë një muze të dinjitetshëm ku do të tregohen krimet e Serbisë ndaj popullit tonë. Ky muze është institucionalizimi i kujtesës sonë kolektive dhe dëshmi e krimeve të Serbisë ndaj Kosovës”, tha shefi i qeverisë, njofton Klankosova.tv.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku tha se ky muze ka për synim dokumentimin dhe prezantimin e ish-Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj shqiptarëve dhe të tjerëve në Kosovë.

“Do të sigurojmë që e kaluara e dhunshme të kujtohet. Ministria e Kulturës do të marrë të gjitha hapat përkatës për hartimin e muzeut. Për këtë qëllim kemi ndarë edhe buxhetin. Institucioni i muzeut do të vendoset në ndërtesën ku aktualisht vepron Ministria e Kulturës, pra në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë”, tha Çeku, njofton Klankosova.tv.

Tags: Albin KurtigjenocidiKosova
ShareTweetShare
Previous Post

Musliu: Prapa sulmit në Ibër-Lepenc qëndron Radoiçiqi, i mbështetur nga Serbia

Next Post

Rizvanolli: Ankandi i erës, projekt i rëndësishëm ekonominë e vendit

Related Posts

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
Ballina

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë

by TV OPINION
11/02/2025
Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet
Kosovë

Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

by TV OPINION
11/02/2025
​LVV dhe LDK partitë më të gjobitura nga PZAP
Ballina

PZAP gjobit me afro 10 mijë euro LVV-në, PDK-në e LDK-në

by TV OPINION
11/02/2025
Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike
Ballina

Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike

by TV OPINION
11/02/2025
Rama reagon për arrestimin e Veliajt
Lajme

Rama reagon për arrestimin e Veliajt

by TV OPINION
11/02/2025
Next Post
Rizvanolli: MCC-ja do t’ia kursejë Kosovës të paktën 15 milionë euro në vit

Rizvanolli: Ankandi i erës, projekt i rëndësishëm ekonominë e vendit

Te fundit

Milani përdor këngën e Noizyt në një video në TikTok

Milani përdor këngën e Noizyt në një video në TikTok

13/01/2025
Java e shtatë në Superligë përmbyllet sot me dy ndeshje

Superliga e Kosovës rikthehet sot me tri ndeshje në Prishtinë, Mitrovicë e Malishevë

15/04/2023
Osmani dhe Kurti homazhe tek varri i ish-presidentit Rugova: Do t’i ruajmë e mbrojmë aleancat që ai krijoi

Osmani dhe Kurti homazhe tek varri i ish-presidentit Rugova: Do t’i ruajmë e mbrojmë aleancat që ai krijoi

21/01/2023
Jimmy Kimmel prezantues i Oscars për të tretën herë

Jimmy Kimmel prezantues i Oscars për të tretën herë

08/11/2022
Shqipëria i jep dritën jeshile NATO-s për një bazë të re detar

Shqipëria i jep dritën jeshile NATO-s për një bazë të re detar

12/07/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove KQZ Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
  • Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?