Përtej fjalëve teknike, që mund të tingëllojnë anonime dhe misterioze, rezultatet e studimit të botuar sot nga prestigjiozja “Nature” janë revolucionare për mjekësinë, ndoshta edhe të frikshme.
Në mënyrë sintetike, hulumtuesit e Cambridge dhe California Institute of Technology kanë zhvilluar një embrion miu “sintetik”, pa nevojën e spermës dhe vezës së prindërve, i cili zhvilloi fillimet e organeve, një zemër që rreh madje edhe fillimin e trurit, si asnjë herë më parë.
Gjallesa revolucionare jetoi më shumë se 8 ditë, dy më shumë se të gjitha eksperimentet e tjera gjenetike, dhe ku zhvillimi i organeve arriti një dimension të pashkelur më parë.
Embrioni ishte i përbërë nga celula staminale që ndodhen në organe të ndryshme, si placenta, dhe u zhvilluan në një inkubator artificial të krijuar nga Weizman Institut në Izrael. Studime të tjera po në të njëjtin institut ishin zhvilluar në muajt e kaluar, por asnjëherë nuk kishin avancuar deri në këtë pikë.
Impakti në të ardhmen e mjekësisë dhe gjenetikës janë të mëdha. Teorikisht, bëhet e mundur që në të ardhmen nga celula njeriu, të zhvillohen organe të gjalla që do të lehtësojnë transplantin dhe pasojat e tij në trup, edhe pse limitet etike janë ende të mëdha në këtë pikë.
Por pa shkuar ende aty, impakti afatmesëm përfshin një ndihmesë të madhe në kuptimin e shkaqeve të fertilitetit, veçanërisht atë femëror, por edhe për kuptimin e disa gjeneve të cilëve nuk u dihet funksioni.