Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka qëndruar në Gjilan.
Turin e takimeve në Gjilan, kryetari Memli Krasniqi e ka përmbyllur me qytetarët e Zhegrës, një vend që ndër breza ka nxjerrë personalitete të shquara, prej Idriz Seferit, te Agim Ramadani e deri te Xherdan Shaqiri.
“Numri i banorëve në Zhegër po ulet dita-ditës për shkak të braktisjes së vendit nga të rinjtë, si pasojë e pasigurisë në punë, degradimit të sistemit shëndetësor dhe rritjes enorme të kostos së jetesës. Për fat të keq, sot shumë rinj në Kosovë nuk e imagjinojnë një të ardhme të sigurtë në vend, sepse qeverisja aktuale nuk po i plotëson as për së afërmi nevojat dhe kërkesat e qytetarëve”, thuhet në komunikatën e PDK-së.
“Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka qëndruar në Gjilan, ku ka takuar strukturat e PDK-së në këtë Degë, kryesinë e Rinisë Demokratike të Kosovës, si dhe drejtorët e asamblistët nga radhët e PDK-së, të cilët i ka përgëzuar për punën e mirë që po e bëjnë në kuadër të përgjegjësive që u janë besuar nga qytetarët e Gjilanit.
Turin e takimeve në Gjilan, kryetari Memli Krasniqi e ka përmbyllur me qytetarët e Zhegrës, një vend që ndër breza ka nxjerrë personalitete të shquara, prej Idriz Seferit, te Agim Ramadani e deri te Xherdan Shaqiri.
Numri i banorëve në Zhegër po ulet dita-ditës për shkak të braktisjes së vendit nga të rinjtë, si pasojë e pasigurisë në punë, degradimit të sistemit shëndetësor dhe rritjes enorme të kostos së jetesës.
Për fat të keq, sot shumë rinj në Kosovë nuk e imagjinojnë një të ardhme të sigurtë në vend, sepse qeverisja aktuale nuk po i plotëson as për së afërmi nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.
Qytetarët e Kosovës e kanë humbur besimin në institucione, prandaj detyrë e secilit duhet të jetë rikthimi i Kosovës në binarët e zhvillimit dhe përparimit.
PDK-ja është e përkushtuar për këtë detyrë dhe do të bëj çdo përpjekje për të krijuar kushtet e favorshme që të rinjtë tanë të qëndrojnë – madje edhe të kthehen në Kosovë me përvojën e tyre nga jashtë.
Besimi në Kosovë – Ky duhet të jetë misioni ynë i përbashkët!”, thuhet në komunikatën e PDK-së. /