Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi gjatë vizitës zyrtare në Podgoricë është pritur në takim nga Sekretari i Shtetit të Malit të Zi, Aleksandar Maskovic.
“Gjatë këtij takimi është diskutuar për bashkëpunimin në mes të dy vendeve në fushën e qeverisjes lokale duke u fokusuar në bashkëpunimin ndërkufitar në kuadër të fondeve IPA II, sukseset, sfidat dhe koordinimi në të ardhmen ne kuadër te IPA III. Ministri Krasniqi dhe Sekretari Maskovic kanë shprehur vullnetin e tyre të përbashkët për avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional”, njofton Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.