Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, përmes një postimi në rrjete sociale ka njoftuar se bashkë me kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij kanë bërë homazhe të varrezat e martirëve në Sllovi të Lipjanit.
Krasniqi tha se kujtojnë me dhembje 45 civilët shqiptarë që u masakruan mizorisht 24 vite më parë nga forcat serbe.
Po ashtu, homazhe kanë bërë edhe në fshatin Tërboc pranë lapidarit të dëshmores Zylfije Gashi në përvjetorin e 24-të të rënies së saj.
“Nderimet më të larta për martirët e Sllovisë, për të gjitha viktimat e gjenocidit serb në Kosovë dhe për dëshmorët, të cilët u flijuan për ditët e bardha të lirisë që i jetojmë sot”, u shpreh Krasniqi.