Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se marrëveshja me Serbinë pa njohje reciproke, nuk përfundon konflikti i ngrirë dhe si i tillë është e papranueshme për këtë parti. Ai deklaroi se partia e tij, nuk do ta votojë këtë marrëveshje, raporton Ekonomia Online.
Këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media pas takimit me emisarin e Bashkimit Evorpian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.