TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Krasniqi për Demaçin: I pathyeshmi i Kombit, do të njihet si simbol i rezistencës Kombëtare

26/07/2022
in Ballina, Kosovë, Lajme
Krasniqi për Demaçin: I pathyeshmi i Kombit, do të njihet si simbol i rezistencës Kombëtare
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Memli Krasniqi kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka përkujtuar Adem Demaçin në katërvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, duke e cilësuar atë si ““Të Pathyeshmin” e Kombit.
Krasniqi ka shtuar se Demaçi shënjon secilën prej gjashtë virtyteve kryesore të karakterit të fortë, të ditur e të pathyeshëm, shkruan lajmi.net.

“Katër vjet pa Adem Demaçin – “Të Pathyeshmin” e Kombit! “Karakteri është fuqi” – thotë autori dhe edukuesi amerikan, Booker T. Washington. E, në gjashtë virtytet kryesore të karakterit të fortë, të ditur e të pathyeshëm, Adem Demaçi e shënjon secilën prej tyre me sukses të pakrahasueshëm”, ka thënë pos tjerash Krasniqi.

Postimi i plotë:

Katër vjet pa Adem Demaçin – “Të Pathyeshmin” e Kombit!

“Karakteri është fuqi” – thotë autori dhe edukuesi amerikan, Booker T. Washington.

E, në gjashtë virtytet kryesore të karakterit të fortë, të ditur e të pathyeshëm, Adem Demaçi e shënjon secilën prej tyre me sukses të pakrahasueshëm.

Nëse flasim për virtytin e parë, mençurinë dhe diturinë, Adem Demaçi, i cili u botua kur ishte vetëm 22 vjeç, qysh herët e përdori atë për t’u pozicionuar përjetësisht në një kauzë, e cila, përtej gjithçkaje, ishte artikulimi më i lartë i mendimit e vizionit – Lirinë e popullit të tij!

Nëse flasim për guximin – të gjitha i tregon fotografia e bashkëngjitur. Mënyrën se si ai ka jetuar, pa frikë, gjithmonë i gatshëm dhe vullnetar për të thënë atë që mendon e për të bërë atë që askush tjetër nuk guxonte, pavarësisht pasojave.

Nëse flasim për njerëzinë – Adem Demaçi, njeriu i drejtë, fituesi i Çmimit “Saharov”, nuk kishte armiq e as nuk ishte në luftë me askënd. Ai, më shumë se sa për vete, kërkonte lirinë për popullin e tij. Një altruist i pashoq, i cili, për vendin dhe popullin e tij, një të tretën e jetës e kaloi në vetmi. Më 14 dhjetor 1995, Bacës Adem i është dhënë çmimi ‘Leo Eitinger’ për të Drejtat e Njeriut nga Universiteti i Oslos.

Nëse flasim drejtësinë – si tjetër virtyt i lartë i një karakteri të fortë, Baca Adem nuk priti asnjëherë asgjë prej askujt. Drejtësisë, në mënyrën që ai e njihte dhe e cila e dinte se herët ose vonë do të vij edhe për të dhe Kosovën, ia kushtoi një jetë me aktivitet. “Unë jam kundër idesë së hakmarrjes, sepse kam mjaft hesape për të zgjidhur, por nuk dua t’i zgjidh. Unë dua t’ia kthej shpinën hakmarrjes”, thoshte baca Adem. I nominuar për çmimin Nobel për Paqe, në shtator të vitit 1994 nga pesë anëtarë të Parlamentit të Norvegjisë.

Nëse flasim për qëndrueshmërinë – 28 vjet burg padrejtësie, por asnjëherë nuk u thye. Kokën lartë, mendjen e freskët e fjalët gjithmonë të gatshme për të shpuar një sistem të tërë diktatorial, respresiv e kriminal. Me meritë, në historinë e vendit tonë, Adem Demaçi do të njihet përgjithmonë si “Simboli i Rezistencës Kombëtare”!

E, për transendencën – askush si Baca Adem nuk arriti të jetoj përtej nivelit normal ose fizik. Askush nuk ishte i pranishëm më shumë se Adem Demaçi në jetën e shtëpinë e secilit apo në përditshmërinë e një populli të tërë, edhe pse ishte fizikisht i mbyllur mes katër muresh prej hekuri. Baca Adem ishte zëri dhe mendimi që përshkonte kohën dhe hapësirën!

Këto gjashtë virtyte që përbëjnë karakterin optimal të një njeriu të jashtëzakonshëm, me të drejtë dhe meritë ngrisin Bacën Adem në piedestalin e një figure shembullore, që përmes shembullit e jo urdhërave, punës e jo fjalëve, sakrificës e jo ikjes, qëndresës e asnjëherë dorëzimit, guximit e kurrë frikës, të cilin do ta përkujtojmë përjetësisht me nderimet më të larta shpirtërore e njerëzore.

Faleminderit për shembullin e sakrificën, kryengritësi ynë i papërsëritshëm!

Tags: Adem DemaçiMemli KrasniqiPartia Demokratike e Kosovës
ShareTweetShare
Previous Post

Ushqimet që ndihmojnë në luftimin e hemorroideve

Next Post

Zyrtare: Bayerni prezanton Mathys Tel

Related Posts

SBAShK i dërgon 450 anëtarë në bregdetin shqiptar
Kosovë

SBASHK-u pajtohet: Vlerësimi i mësimdhënësve do bëhet nga drejtorët e shkollave

by TV OPINION
06/08/2022
Nga sot, Kosova do ta ketë pullën postare Dua Lipa
Kosovë

Nga sot, Kosova do ta ketë pullën postare Dua Lipa

by TV OPINION
06/08/2022
90% e kamerave të sigurisë në komunën e Prizrenit jashtë funksionit
Ballina

90% e kamerave të sigurisë në komunën e Prizrenit jashtë funksionit

by TV OPINION
06/08/2022
Kapen 750 litra vaj të kontrabanduara nga Serbia
Kosovë

Kapen 750 litra vaj të kontrabanduara nga Serbia

by TV OPINION
06/08/2022
Kriza e rrymës në Kosovë pritet të jetë edhe më e rëndë se vitin e kaluar
Kosovë

Kriza e rrymës në Kosovë pritet të jetë edhe më e rëndë se vitin e kaluar

by TV OPINION
06/08/2022
Next Post
Zyrtare: Bayerni prezanton Mathys Tel

Zyrtare: Bayerni prezanton Mathys Tel

Te fundit

Çeku: Podujeva do të bëhet me Qendër Multifunksionale për fuqizimin e të rinjve

Çeku: Podujeva do të bëhet me Qendër Multifunksionale për fuqizimin e të rinjve

15/07/2022
Rama: Porti i Durrësit, projekti më i rëndësishëm dhe më strategjik

Rama: Porti i Durrësit, projekti më i rëndësishëm dhe më strategjik

20/06/2022
Protestojnë punëtorët e “Kosova Thëngjillit”, kërkojnë vazhdimin e punës në KEK

Protestojnë punëtorët e “Kosova Thëngjillit”, kërkojnë vazhdimin e punës në KEK

27/07/2022
Bullgaria heq veton, Rama: Tani BE-ja duhet të veprojë shpejt!

Bullgaria heq veton, Rama: Tani BE-ja duhet të veprojë shpejt!

24/06/2022
Ukraina nënshkruan deklaratën për anëtarësimin në BE

Ukraina nënshkruan deklaratën për anëtarësimin në BE

01/07/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Arrestim Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Futboll Glauk Konjufca Hage Hekuran Murati Ilir Meta Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves Liberalizimi i vizave Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Olaf Scholz Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Proteste Qeveria Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbi Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Ukraine Veteranet Vjosa Osmani
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • SBASHK-u pajtohet: Vlerësimi i mësimdhënësve do bëhet nga drejtorët e shkollave
  • Nga sot, Kosova do ta ketë pullën postare Dua Lipa

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?