Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me Drejtorin Kryesor të Departamentit të Mbrojtjes për Evropën dhe Politikat e NATO-s, Andrew L. Winternitz.
“Bashkë diskutuam për sfidat e vazhdueshme të sigurisë me të cilat po ballafaqohet bota në përgjithësi, por edhe Ballkani Perëndimor në veçanti. Kërcënimet direkte që vijnë nga ndikimi rus në Ballkan, kërkojnë vëmendje dhe reagim të matur e profesional shtetëror”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Ai ka shkruar se e ka falënderuar Winternitz për mbështetjen e vazhdueshme dhe shumëdimensionale që SHBA i ka dhënë Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe aspiratave tona për anëtarësim në NATO.“Kosova është e lumtur dhe krenare që në rrugën e fuqizimit dhe shtetndërtimit ka një aleat si SHBA-të”, ka deklaruar Krasniqi.