Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar në 26 vjetorin e rënies Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun e Edmond Hoxhën.
Krasniqi tha se të tre ishin trima, luftetarë të orëvë të para të UÇK-së e heronj të Kosovës.
“Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha – tre trima, tre luftëtarë të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tre heronj të Kosovës, të cilët u flijuan 26 vite më parë, frymëzuan brezat pasues të çlirimtarëve në përmbushjen e misionit të popullit tonë për liri e pavarësi”.
“Sot, me nderimet më të thella kujtojmë veprën dhe sakrificën e Zahirit, Hakifit e Edmondit, figurave më emblematike të historisë së vendit tone”, tha Krasniqi, shkruan Reporteri.net.
Kujtojmë se sot nderime përpara permëndores së Zahir Pajazitit bënë edhe krerët e shtetit, Vjosa Osmani e Albin Kurti.