Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar 25-vjetorin e betejës së Likoshanit dhe Çirezit.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka deklaruar se 25 vjet më parë, forcat paramilitare serbe, në pamundësi të ballafaqimit me njësitet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryen një nga masakrat më të tmerrshme në rajonin e Drenicës, duke vrarë në mënyrë barbare, burra, gra e pleq të paarmatosur.
“Sot, me kolegë e bashkëpunëtorë nga Partia Demokratike e Kosovës, bëmë homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve dhe martirëve të Likoshanit dhe Çirezit, për të nderuar sakrificën dhe flijimin e atyre që ranë heroikisht, që ne ta gëzojmë jetën në Kosovën e lirë”, ka deklaruar Krasniqi.
Postimi i tij i plotë: