Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhje.
Sipas njoftimit, gjatë kësaj mbledhje do të shqyrtohen dhe miratohen: vendimi për caktimin e afateve të aktiviteteve zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e komunave: Zveçan dhe Leposaviq, që do të mbahen më datë 23 Prill 2023; Plani Operacional për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e komunave: Zveçan dhe Leposaviq, që do të mbahen më datë 23 Prill 2023.
Mbledhja pritet të nisë në orën 13:30.
Ky është rendi i ditës:
1. Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së
-Shqyrtimi dhe miratim i procesverbalit të mbledhjes 02/2023
2. Aktivitetet e SKQZ-së
3. Raportet e Këshillave të KQZ-së
• Këshilli për Operacione Zgjedhore
– Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për caktimin e afateve të aktiviteteve zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e komunave: Zveçan dhe Leposaviq, që do të mbahen më datë 23 Prill 2023
– Shqyrtimi dhe miratimi i Planit Operacional për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e komunave: Zveçan dhe Leposaviq, që do të mbahen më datë 23 Prill 2023
· Këshilli për Buxhet dhe Financa
– Shqyrtimi dhe miratimi i Raporti të shpenzimeve të derivateve për muajin janar – dhjetor 2022
· Këshilli për Çështje Ligjore
– Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësim të anëtarit të kuvendit Komunal në Viti, Gllogovc dhe Fushë Kosovë
· Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë
– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për vëzhgimin e zgjedhjeve të përgjithshme në Estoni dhe Finlandë si dhe zgjedhjeve Presidenciale në Mal të Zi
4.Të ndryshme