TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

​KQZ mundëson ndërrimin online të Qendrës së Votimit brenda komunës

16/12/2024
in Ballina, Kosovë, Lajme
​KQZ mundëson ndërrimin online të Qendrës së Votimit brenda komunës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Çdo votues i cili dëshiron të caktojë qendrën e tij të votimit sa më afër vendbanimit të tij, do të mund ta bëjë këtë me anë të telefonit. Mundësia për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës ofrohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes platformës elektronike http://qv.kqz-ks.org.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Përveç kësaj platforme, KQZ mundëson ndërrimin e Qendrës së Votimit edhe duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse të votuesit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se afati i fundit për të bërë këto ndryshime është data 26 dhjetor 2024.

Sipas tij, pas kësaj date, kjo platformë do të vazhdojë të funksionojë për të informuar qytetarët se në cilën qendër të votimit do të mund të votojnë.

“Deri më 26 dhjetor 2024, çdo qytetar me të drejtë vote, nëse dëshiron që ta ndërrojë Qendrën e Votimit brenda komunës dhe ta caktojë atë sa më afër vendbanimit të tij, mund ta bëjë përmes platformës elektronike të KQZ-së : http://qv.kqz-ks.org ose duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve, në komunën përkatëse të votuesit. Në platformën elektronike është e mjaftueshme që votuesi të shënojë numrin e tij të identifikimit si dhe datëlindjen, dhe menjëherë do të shfaqen të dhënat për qendrën aktuale të votimit. Nëse votuesi dëshiron që ta ndërrojë qendrën e votimit brenda komunës, duke e caktuar atë sa më afër vendbanimit të tij, mund të paraqesë kërkesën e tij në të njëjtën platformë dhe brenda një kohe të shkurtër kërkesa do të shqyrtohet nga shërbimi votuesi KQZ-së dhe do të marr përgjigje”, tha Elezi.

Ai tha se digjitalizimi i këtij operacioni zgjedhor ka ndikuar edhe në numrin e madh të kërkesave të qytetarëve për të ndërruar Qendrën e Votimit brenda komunës së tyre.

Sipas Elezit, nga 29 gusht e deri më tani, më shumë se 4 mijë votues kanë ndërruar qendrën e tyre të votimit vetëm përmes kësaj platforme elektronike, ndërkaq rreth 700 përmes ndonjërit nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve

ShareTweetShare
Previous Post

Kusari-Lila për emërimin e ri që mori Grenell: Situata është dramatikisht ndryshe nga ajo e vitit 2020

Next Post

KPM dënon Klan Kosovën për shkak të promovimit të dhunës në Big Brother

Related Posts

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
Ballina

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë

by TV OPINION
11/02/2025
Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet
Kosovë

Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

by TV OPINION
11/02/2025
​LVV dhe LDK partitë më të gjobitura nga PZAP
Ballina

PZAP gjobit me afro 10 mijë euro LVV-në, PDK-në e LDK-në

by TV OPINION
11/02/2025
Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike
Ballina

Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike

by TV OPINION
11/02/2025
Rama reagon për arrestimin e Veliajt
Lajme

Rama reagon për arrestimin e Veliajt

by TV OPINION
11/02/2025
Next Post
KPM dënon Klan Kosovën për shkak të promovimit të dhunës në Big Brother

KPM dënon Klan Kosovën për shkak të promovimit të dhunës në Big Brother

Te fundit

Takimi i Osmanit dhe Kurtit me sekretarin Blinken, Presidenca jep detaje se çfarë pritet të diskutohet

Takimi i Osmanit dhe Kurtit me sekretarin Blinken, Presidenca jep detaje se çfarë pritet të diskutohet

26/07/2022
Abazi për rastin në Pejë: Janë pamje çmendurie, ato që qeshnin janë po aq fajtore

Abazi për rastin në Pejë: Janë pamje çmendurie, ato që qeshnin janë po aq fajtore

02/11/2022
Osmani i uron mirëseardhje Dua Lipës: Mirësevjen në shtëpi

Osmani i kërkon Shqipërisë nënshkrimin e një traktati për mbrojtje të përbashkët

15/08/2022
Kosova merr Kryesimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor (WBF)

Kosova merr Kryesimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor (WBF)

19/12/2024
Lekaj: Çështja e Trustit jetike për qytetarët

Lekaj: Kurti ka ndryshuar negativisht, po i shtynë qytetarët të revoltohen e të marrin veprime të pakontrolluara

21/09/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove KQZ Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
  • Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?