Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e radhës ka marrë vendim që të pezullojë aktivitetin e Partisë së Ashkalive të Kosovës.
Ditë më parë kërkesën e ka dorëzuar sekretari i deritanishëm i kësaj partie, Qazim Rrahmani, raporton Ekonomia Online.
Ai pati deklaruar se që nga 31 korriku, asnjë person nuk ka legjitimitet në parti.
Po ashtu, Rrahmani ka thënë se kanë kaluar të gjitha afatet ligjore të partisë edhe për mbajtjen e kuvendeve.
Rrahmani deklaroi se do të vazhdojë rrugëtimin politik për bashkimin e ashkalinjve dhe unifikimin e tyre.