Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës.
Sipas njoftimit për media, mbledhja pritet të fillojë nga ora 13:30 ndërsa në rend të ditës është edhe ndryshimi i tri lokacioneve të qendrave të votimit në komunën e Leposaviqit
Rendi i ditës:
1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, kryesues i mbledhjes së KQZ-së
2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes nr. 08/2025
3. Këshillat e KQZ-së
3.1. Këshilli për operacione zgjedhore
Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për ndryshimin e lokacionit të qendrave të votimit 1211, 1207 dhe 1210, në Komunën e Leposaviqit
Shqyrtimi dhe miratimi i këshillave të vendvotimeve për vendvotimet e rregullta, me kusht dhe ekipet e numërimit në QKN
Shqyrtimi dhe miratimi i këshillave të vendvotimeve në përfaqësi diplomatike