Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, ka marrë vendim për caktimin e afateve të aktiviteteve dhe miratimin e planit operacional për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok dhe zgjedhjeve të parakohshme për kuvendet komunale të dy komunave: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023, raporton Ekonomia Online.